Skuadra e Llapit nga Podujeva vazhdon me përforcime për edicionin e ri në elitën e futbollit të Kosovës.
“Llapi ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me qendërmbrojtësin nga Tetova, Xhelil Abdullai i cili së fundmi ishte pjesë e Renovës. Xhelil Abdullai, 27 vjeç, është qendërmbrojtës, ka debutuar tek Shkëndija dhe është shpallur kampion në edicionin 2011/12.
Nga Shkëndija ka kaluar tek De Graafschap në Holandë, e pastaj tek MSV Duisburg.
Ka bërë karrierë edhe tek Euromilk, ku më pas është rikthyer tek Shkëndija. Tash e tre edicione ka qenë pjesë e Renovës, ku në stinorin e fundit është paraqitur në 31 ndeshje”, bëhet e ditur nga FC Llapi.