Legjenda angleze në stadiumin ‘Fadil Vokrri’

Futboll

Legjenda angleze në stadiumin ‘Fadil Vokrri’

Nga: Kemajl Goca Më: 18 qershor 2019 Në ora: 19:17
Legjenda angleze në stadiumin ‘Fadil Vokrri’

Ish futbollisti i mirënjohur anglez i Liverpoolit, Steven Gerrard, shumë lehtë mund të zbarkojë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, nëse  Prishtina e eliminon St Joseph's nga Gjibraltari.

Fituesi i këtij takimit do të ndeshet me ekipin skocez Rangers që ka trajner Steven Gerrard. 

Ish reprezentuesi anglez kurrë nuk ka qenë afër kryeqytetit të Kosovës, pra në muajin korrik, por krejt varet se çfarë do të bëjë Prishtina St Joseph's, në ndeshjen parakualifikuese të Europa League në futboll.

“Klubi i Prishtinës luan në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ me kapacitet 13,500 shikues”, shkruan’Daily Record’.
Legjenda angleze me gjasë do të jetë në kryeqytet me ekipin Ranges kundër Prishtinës, nënkampionit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat