Sulmuesi shumë pranë rinovimit 400,000 euro në javë

Futboll

Sulmuesi shumë pranë rinovimit 400,000 euro në javë

Më: 18 qershor 2019 Në ora: 22:52
Marcus Rashford

Marcus Rashford është pranë finalizimit të kontratës së re me Manchester United, kështu raportohet në mediet angleze.

Drejtuesit e Old Trafford janë tronditur nga deklarata e Pogba për t’u larguar, por humori i tyre është përmirësuar pasi Rashford ka zgjedhur të vazhdojë karrierën e tij me Djajtë.

The Times raporton se ylli anglez është në fazën finale të negociatave dhe The Sun ka zbuluar se drejtuesit mund ta mbyllin akordin me një shifër 400,000 euro në javë për të blinduar 21-vjeçarin.

Bisedimet kanë filluar që vitin e kaluar dhe dëshira e lojtarit gjithmonë ka qenë të qëndrojë tek United.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat