“Çmendet” Juventusi, kjo është oferta për Pogban

Futboll

“Çmendet” Juventusi, kjo është oferta për Pogban

Më: 18 qershor 2019 Në ora: 22:54
Paul Pogba

Juventus e do me çdo kusht francezin Paul Pogba, por duhet të mposhtë konkurrencën e Real Madridit për të siguruar yllin e Manchester Unitedit. Sipas disa burimeve afër bardhezinjve, Fabio Paratici është takuar me drejtuesit e Unitedit për të arritur një marrëveshje për kampionin e botës.

Tani, sipas Goal.com, Juventus po përgatitet të ofrojë 130-140 milionë euro për të kthyer në Torino  mesfushorin francez. Problemi i vetëm për bardhezinjtë është se edhe Real Madrid e kërkon me ngulm Pogban. Spanjollja “ABC” ka shkruar se Real është gati të ofrojë 125 milionë euro për kartonin e lojtarit.

Juventus, gjithsesi, nuk ka ndërmend të tërhiqet nga gara për mesfushorin francez dhe blerja e Cristiano Ronaldos sezonin e kaluar tregon se gjithçka është e mundur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat