Largim i rëndësishëm nga Drita e Gjilanit. Mesfushori Festim Krasniqi ka ndarë rrugët me intelektualët pasi ka komunikuar zyrtarisht largimin nga Drita.
Me një postim në profilin e tij zyrtar në Facebook, lojtari 27-vjeçar ka bërë të ditur lamtumirën e tij duke falenderuar klubin, tifozët dhe shokët e skuadrës për bashkëpunimin.
Krasniqi ka bërë gjithashtu me dije se shumë shpejtë do të zbulojë të ardhmen e tij, pra skuadrën e re tek e cila do të vazhdojë karrierën.