Ylli i Chelseat: Hazard na tha “Ju dua” dhe e braktisi grupin

Futboll

Ylli i Chelseat: Hazard na tha “Ju dua” dhe e braktisi grupin

Më: 19 qershor 2019 Në ora: 06:23
Eden Hazard

Pas transferimit te Real Madrid, Eden Hazard i ka thënë lamtumirë ishullit, por në një mënyrë që as shokët e ekipit nuk e kishin menduar. 

Për 100 milionë euro ai i ka kthyer kurrizin Premier League dhe ka firmosur një kontratë deri më 2024 me Los Blancos. 

Pasi finalizohet një transferim, zakonisht duhet të vijë një lamtumirë e denjë me shokët e ekipit, por kjo gjë nuk ka ndodhur. 

Ish-shoku i ekipit Emerson Palmiri ka rrëfyer për ESPN se Hazard i ka dërguar një mesazh në WhatsApp shokëve, duke shkruar: “Faleminderit, ju dua të gjithëve” në grupin e përbashkët. 

Pas këtij mesazhi, ai është larguar nga grupi…

Një veprim aspak i hijshëm nga Hazard, i cili ka lënë gojëhapur ish-shokët e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat