Probleme me Fair Play Financiar, Milan rrezikon përjashtimin nga Europa League

Futboll

Probleme me Fair Play Financiar, Milan rrezikon përjashtimin nga Europa League

Më: 19 qershor 2019 Në ora: 07:43
Milan

Po merr gjithmonë e më shumë zë tentativa e shumëpërfolur e Milanit për të pranuar pjesërisht fajin përballë UEFA-s e për të rënë dakord në një përjashtim, nga Europa Liga për të paktën një sezon, në përpjekje për të blerë më shumë kohë për rregullimin e bilanceve.

Skuadra e futbollit italian po përballet me akuzat për thyerjen e rregullave të Fair Play Financiar, dhe ka angazhuar një ekip të tërë ligjor për të zhdukur diferencat e për të gjetur gjuhën e përbashkët me qeverinë e futbollit kontinental.

UEFA i ka dhënë kohë Milanit për të rregulluar bilancet deri në vitin 2021 ndërsa Dhoma Hetuese në Nion, ka vendosur të pezullojë cështjen deri në vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit sportiv në Lozanë, por Milan përballet me një situatë aspak komode ku mund të marrë sanksione për dy periudha ku ka shkelur në minat financiare të UEFA-s dhe për këtë kërkon një pakt, edhe me sakrificën e vetëpërjashtimit nga Europa Liga.

Pjesëmarrja në këtë turne nga ana e kuqezinjve është fituar në fushë, por aksionerët mendojnë për një plan afatgjatë. Te Milan janë penduar për mosarritjen në kohë të një pakti si në rastin e Romës dhe Interit pasi po kalon nën monitorim çdo sezon.

Mbetet ndërkohë një pikëpyetje e madhe se kush mes ekipeve italiane do të zëvendësojë Milanin në Europa League. Roma e Torino janë dy emra të interesuar për rastin, kryeqytetasit që mund të shmangin paraeliminatorët dhe ekipi torinez që është peng i detajeve juridike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat