Tifozët e Man Utd nisin një peticion të rrallë

Futboll

Tifozët e Man Utd nisin një peticion të rrallë

Më: 19 qershor 2019 Në ora: 10:13
Man Utd

Manchester United pati absolutisht një nga sezonet më të vështira në histori.

‘Djajtë e Kuq’ përfunduan në vendin e gjashtë në tabelë, pa asnjë trofe, shkarkuan një trajner në dhjetor dhe e zëvendësuan atë me një ish-lojtar, Ole Gunnar Solskjaer.

Këto zhvillime kanë irrituar tifozët besnikë të kësaj skuadre, që nuk janë aspak të kënaqur me filozofinë e klubit.

Tifozët fajin për këtë dështim ia kanë lënë tre futbollistëve – Chris Smalling, Ashley Young dhe Phil Jones.

Meqë klubi nuk po merr ende asnjë veprim për të përmirësuar situatën, tifozët kanë filluar një peticion interesant në krye me treshen e lartcekur.

Ata kanë filluar të kërkojnë largimin e Smalling, Young dhe Jones përmes një peticioni, i cili do i dërgohet klubit.

I filluar dje, peticionin e kanë nënshkruar deri tani 3,100 tifozë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat