Neziri: Shkëndija është rritur shumë 

Futboll

Neziri: Shkëndija është rritur shumë 

Më: 19 qershor 2019 Në ora: 11:06
Neziri: Shkëndija është rritur shumë 

Futbollisti Mexhit Neziri bashkohet me skuadrën e Shklndijes në përgatitjet në Slloveni. Sot në orën 18:00 zhvillohet testi i parë me Olimpijën e Ljublanës.

Pasi të hënën në mbrëmje zyrtarizoi marrëveshjen dy vjeçare me Shkëndijën, mbrojtësi Mexhit Neziri tashmë ka udhëtuar drejt Sllovenisë ku është bashkuar me ekipin në fazën përgatitore. Kthimi pas 7 viteve në taborin kuqezi është emocional për 27 vjeçarin që nuk fsheh kënaqësinë që kthehet në folenë ku në vitin 2011 fitonte titullin e kampionit.

“Shkëndija është rritur shumë prej kur kompania Ecolog ka marrë menaxhimin dhe është nder të vij në skuadrën që tashmë është bindshëm më e mira në vend dhe shënon rezultate edhe në Europë. Tifozeria kuqezi janë më të mirët dhe për mua është kënaqësi që do të kem mundësinë të luaj sërish para tyre. Premtoj maksimumin tim për të ndihmuar ekipin të arrijë objektivat”, është shprehur Mexhit Neziri pasi u bashkua me skuadrën në përgatitjet në Kranjska Gora të Sllovenisë.

Bashkë me Nezirin me ekipin prej dje janë bashkuar edhe Visar Musliu, Marjan Radeski dhe Egzon Bejtullai, ndërsa sot udhëtuan edhe Arbin Zejnullai, Omar Imeri dhe Shefit Shefiti, pasi të gjithë kishin disa ditë pushim të shtuar shkaku i angazhimeve në ekipet përfaqësuese.  Me Juniorin që nuk ka udhëtuar me skuadrën shkaku i lëndimit, ushtrime individuale kryen Leart Sadriu që ankohet në një lëndim të natyrës më të lehtë.

Sot (e mërkurë) skuadra para dite do të zhvillojë seancën e rregullt stërvitore, ndërsa pas dite nga ora 18:00 në program është ndeshja e parë kontrolluese përballë Olimpijas së Sllovenisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat