City ofron 95 milionë euro për Koulibalyn

Futboll

City ofron 95 milionë euro për Koulibalyn

Më: 19 qershor 2019 Në ora: 14:59
Kalidou Koulibaly

Mbrojtësi senegalez pëlqehet shumë nga Pep Guardiola.

Kalidou Koulibaly është kthyer në një prej mbrojtësve më të mirë të botës me paraqitjet që ka bërë këto vitet e fundit me skuadrën e Napolit.

Ekipet që e kërkojnë reprezentuesin e Senegalit janë të shumta dhe sipas Gazzetta dello Sport, Manchester City tashmë ka përgatitur një super ofertë për të.

Citizens janë të gatshëm të paguajnë 95 milionë euro, vetëm që ta bindin Napolin për ta lejuar të largohet mbrojtësin e tyre.

Transferimet e James Rodriguez dhe Hirving Lozanos mund ta detyrojnë Napolin që të sakrifikojë një lojtar të kalibrit të lartë siç është Koulibaly dhe City në anën tjetër kërkon të përfitojë nga kjo situatë.

Vetë Koulibaly ka pranuar se do t’i pëlqente të punonte me Pep Guardiolan dhe tani kjo dëshirë e tij mund të plotësohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat