Gjilani nënshkruan me Useinin - Bota Sot
Gjilani nënshkruan me Useinin

Futboll

Gjilani nënshkruan me Useinin

Më: 19 qershor 2019 Në ora: 16:19
Gjilani nënshkruan me Useinin

Gjilani sot ka finalizuar marrëveshjen me mesfushorin nga Tetova, Muhamedin Useinin, i cili do të bartë fanellen e Gjilanit për dy edicionet e ardhëshëme.

Useini, 30 vjeçar, i cili luan pozitën e mesfushorit, është emër mjaftë i njohur në futbollin mbarë kombëtarë, i cili në skuadrën e Gjilanit vije nga kampionati i Maqedonisë Veriore dhe edicionin e fundit kishte mbrojtur ngjyrat e skuadrës tetovare, Renova.

Karrierin e tijë futbollistike Useini e nisi në ekipin e qytetit të tij, KF Shkëndija.
Ai për një sezon kishte luajtur edhe për Rabotniçkin ku më pas ishte transferuar përsëri tek skuadra e fëmijërisë, KF Shkëndija, skuadër me të cilën për dy vite ishte pjesë e rëndësishme e kuq e zinjëve nga Tetova.

Useini karrierë kishte bërë edhe në Shqipëri me ekipin vlonjat të Flamurtarit, ku për dy vite ishte pjesë kyçe e formacionit të ekipit nga qyteti bregdetar i Shqipërisë, KF Flamurtari.

Mesfushori defanziv në pjesën e dytë kampionale të edicionit që e lamë pasë ishte rikthyer në Tetovë, ku ishte pjesë e Renovës, skuadër prej të cilës ai u transferua në ekipin e Gjilanit.

Vlen të theksohet se futbollisti i ri i Gjilanit, Muhamed Useini, më parë ishte dhe pjesë e përfaqësueses së Maqedonisë Veriore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...