Matthaus në lokalet e FC Prishtina

Futboll

Matthaus në lokalet e FC Prishtina

Më: 19 qershor 2019 Në ora: 18:06
Matthaus në lokalet e FC Prishtina

Klubi i futbollit Prishtina pati nderin të mirëpres ish-kampionin e botës me Gjermaninë dhe kapitenin e saj, Lothar Matthaus.

Legjenda e futbollit gjerman u takua me zyrtar të klubit së bashku edhe me fëmijët e Shkollës së futbollit FC Prishtina.

Përveç futbollit, u bisedua, dhe ish-futbollisti i Inter dhe Bayern Munih, u njoftua për projektet sportive të infrastrukturës të klubit më të madh në vend.

Me kryetarin e FC Prishtina, Remzi Ejupi biseduan kryesisht për infrastrukturën sportive.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat