Zyrtare: Juan Mata rinovon me Manchester Unitedin

Futboll

Zyrtare: Juan Mata rinovon me Manchester Unitedin

Më: 19 qershor 2019 Në ora: 18:15
Juan Mata

Juan Mata ka nënshkruar një marrëveshje të re në Manchester United, e cila do ta mbajë atë në klub deri në vitin 2021.

Mesfushori spanjoll ka qenë në Old Trafford që nga viti 2014 dhe marrëveshja e tij e kaluar skadonte në 30 qershor të këtij viti.

Klubi i Manchester United para pak minutave ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me lojtarin – për të vazhduar bashkëpunimin edhe për dy vite tjera.

“Juan është profesionist i madh dhe një nga lojtarët më inteligjentë me të cilët kam punuar. Ai është një shembull i shkëlqyer për lojtarët tanë më të ri. Ai e kupton se çfarë do të thotë të jesh një lojtar i Manchester United dhe ka dhënë gjithçka për këtë klub të madh”, ka deklaruar trajneri i United, Ole Gunnar Solskjaer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat