Lottar Matthausi la të gjithë të habitur për Fadil Vokrrin

Futboll

Lottar Matthausi la të gjithë të habitur për Fadil Vokrrin

Më: 19 qershor 2019 Në ora: 18:44

Ish kapiteni i kombëtares së Gjermanisë, Lothar Matthaus, ka lënë të gjithë të stepur kur u pyet në lidhje se pse nuk kishte pranuar të bëhet përzgjedhës i Kosovës, dhe a kishte pasur apo jo bisedë me legjendën e futbollit të Kosovës, të ndjerin Fadil Vokrri, i cili ndërroi jetë vitin e kaluar me 9 qershor sa ishte president i FFK-së.

“Unë nuk kam pasur asnjë bisedë me Fadil Vokrrin dhe nuk e di se ku i keni marrë këto informacione por nuk janë të vërteta”, tha Matthaus.

Ai po qëndron në një vizitë në Kosovë dhe ka vizituar edhe stadiumin "Fadil Vokrri" dhe FC Prishtinën.

Ardhja e tij në Kosovë shënon edhe një epokë të re për futbollin tonë dhe veçmas deklararat shumë të mira të ish reprezentuesit gjerman.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat