Rival i frikshëm për Feronikelin

Futboll

Rival i frikshëm për Feronikelin

Më: 19 qershor 2019 Në ora: 19:29
Rival i frikshëm për Feronikelin

Shorti i rrethit të parë të Champions League për shkak edhe të koeficientit të lartë, u tregua shumë bujar me Shkëndijën e Tetovës por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për rrethin e dytë kualifikues aty ku kuqezinjtë tetovarë ishin në vazon e skuadrave jo favorite. 

Në rast se kualifikohet ndaj estonezëve të Nomme Kalju diçka që ka shumë gjasa të ndodhë, Shkëndija do të përballet në rrethin e dytë me fituesin e çiftit Celtic-Sarajeva, me skocezët që janë dukshëm të favorizuar.

Short drithërues edhe për Feronikelin që nëse fiton rrethin paraeliminator dhe eliminon në rundin e parë uellsianët e The New do të sfidojë në raundin e dytë të Championsit danezët e FC Copenhagen një skuadër me emër të madh që synon grupet e kësaj gare.

Ndërkohë nëse eliminohet në rrethin e parë, Shkëndija në rrethin e dytë të Europa League do të sfidojë humbësen e duelit mes Dudelange dhe të Luksemburgut dhe Valletas së Maltës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat