U nda në lot, senatori i Juventusit qëndron te "Zonja"!

Futboll

U nda në lot, senatori i Juventusit qëndron te "Zonja"!

Më: 19 qershor 2019 Në ora: 21:03
Andrea Barzagli

Andrea Barzagli, senatori i Juventusit vendos të ardhmen. Sipas asaj që shkruan "Gazzetta dello Sport", mbrojtësi, që u tërhoq nga futbolli në fund të këtij sezoni, duke prekur të gjithë me lotët e tij, ka vendosur që të pranojë rolin si ndihmës te stafi i Maurizio Sarrit, edhe pse paralelisht do të vazhdojë kursin në Koverçiano për t'u bërë trajner.

Barzagli do të merret sidomos me aspektin e repartit difensiv. Ish-mbrojtësi kaloi 8 vite te Juventusi, që kur u ble për vetëm 300 mijë euro nga Ëolfsburg, duke fituar tetë tituj radhazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat