Bale drejt një tjetër gjiganti evropian

Futboll

Bale drejt një tjetër gjiganti evropian

Më: 19 qershor 2019 Në ora: 22:01
Gareth Bale

Gareth Bale mund të largohet nga Real Madridi, por edhe skuadra e tij e ardhshme duket se do të jetë një gjigant i futbollit evropian.

Largimi i holandezit Arjen Robben dhe francezit Franck Ribery ka bërë që Bayern Munchen të mendojë për lojtarët e krahëve. Drejtuesit e Bayernit e kanë pikasur Gareth Balen për të qenë pjesë e ekipit. As menaxheri i futbollistit nuk e ka hedhur poshtë një mundësi të tillë.

Bale është shumë i pakënaqur në Real Madrid. Minutazhi i ulët, operacionet e shpeshta janë disa nga arsyet që 29 vjeçari kërkon të largohet nga Real Madrid. Bayern po monitoron situatën dhe së shpejti mund të kemi një ofertë zyrtare.

Me afrimet e fundit edhe Real Madrid kërkon të largojë disa lojtarë. Pjesë e listës së largimeve është edhe Gareth Bale. Real beson se ka marrë maksimumin nga 29 vjeçari, dhe tashmë e konsideron të panevojshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat