Italia shpërdoron, Polonia i mposht dhe merr kreun e grupit

Futboll

Italia shpërdoron, Polonia i mposht dhe merr kreun e grupit

Më: 19 qershor 2019 Në ora: 23:13
Cheisa

Polonia ka mposhtur Italinë në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve të Europianit U-21 me rezultatin 1-0 dhe mbetet në krye të grupit me pikë të plota.

Të dyja skuadrat e kanë nisur turneun me fitore ditën e diel, Azzurri ka fituar 3-1 ndaj Spanjës teksa Polonia ka mposhtur Belgjikën 3-2.

Vendasit kishin mundësi që në fillim me Orsolini, Cheisa dhe Pellegrini që i janë afruar shumë golit, ndërsa Mandragora duhet të kishte shënuar në rastin e tij.

Italia ka dominuar plotësisht pjesën e parë, ndërsa polakët me shumë fat kanë shënuar pak minuta para se skuadrat të riktheheshin në dhomat e zhveshjes.

Ishte pikërisht Bielik ai që ka gjetur rrjetën në minutën e 40’ të takimit pas goditjes së bukur në hyrje të zonës.

Edhe pas pushimit italianët u munduan të gjenin të paktën golin e barazimit, por polakët kanë luftuar me mish e me dhëmbë për të ruajtur këtë fitore të madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat