9,288 euro që u mblodhën nga ndeshja e ‘Yjeve’ në Prishtinë, do të dhurohen për bamirësi

Futboll

9,288 euro që u mblodhën nga ndeshja e ‘Yjeve’ në Prishtinë, do të dhurohen për bamirësi

Më: 19 qershor 2019 Në ora: 23:26
Foto ilustrim

9 mijë e 288 euro janë grumbulluar nga ndeshja e bamirësisë e zhvilluar mes skuadrave të Granit Xhakës dhe Milot Rashicës në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Nën organizimin e komunës së Prishtinës, të shtunën e javës së kaluar në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ është zhvilluar një ndeshje miqësore futbolli, ku për protagonist kryesor pati Granit Xhakën dhe Milot Rashicën.

Kjo ndeshje e organizuar për nder të 20 vjetorit të çlirimit të Prishtinës, grumbulloi emra të njohur të sportit dhe artit në ‘Fadil Vokrri’.

Nga shitja e biletave për këtë ndeshje janë grumbulluar 9 mijë e 288 euro, të cilat do t’iu dhurohen familjeve në nevojë në Prishtinë.

Ja njoftimi i Komunës së Prishtinës:

“Në kuadër të aktiviteteve 20/20, këtë qershor, Komuna e Prishtinës ka organizuar aktivitetet bamirëse “Loja e yjeve” dhe Koncertin e Grupit “Gjurmët”.

Shuma 9,288€ e mbledhur nga shitja e biletave të “Lojës së Yjeve” do iu dhurohen familjeve në nevojë në Prishtinë. Ndërsa shuma e mbledhur 8,800€ nga koncerti i grupit “Gjurmët” do të përdoren për blerjen e instrumenteve muzikore për nder të 70-të vjetorit të shkollës së mesme të muzikës “Prenk Jakova“ në Prishtinë.

Komuna e Prishtinës falenderon përzemërsisht Granit Xhakën, Milot Rashicën, të gjithë ‘yjet’ pjesëmarrës në ndeshje, grupin muzikor “Gjurmët” dhe mysafirët artist që u janë bashkangjitur qëllimit tonë bamirës”, shkruan njoftimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat