Kush e tha gjyq me varje në shesh të Tiranës për futbollistin nga Kosova...

Futboll

Kush e tha gjyq me varje në shesh të Tiranës për futbollistin nga Kosova...

Më: 20 qershor 2019 Në ora: 12:06
Kush e tha gjyq me varje në shesh të Tiranës për futbollistin nga Kosova...

Ndër vite, ish-futbollisti i Kombëtares kuqezi, Redi Jupi, ka qenë protagonist me deklaratat e tij dhënë në media.
Edhe pse ishte ndër nismëtarët e formimit të grupeve grumbulluese për gjetjen e talentëve shqiptarë në Evropë që më pas do të luanin për Kombëtaren e Shqipërisë, Jupi ka ditur shpesh të befasojë me deklaratat e tij

Një tjetër deklaratë e tij që mbahet mendtë është deklarata e famshme që bëri për futbollistin e Kosovës, Mërgim Brahimi, shkruan Olle.

Ky i fundit, pasi kishte lënë grupmoshat e reja të Zvicrës për të luajtur me të rinjtë e Shqipërisë, i ra ‘pishman’ vendimit dhe vendosi t’i rikthehej ‘helvetikëve’.

Leotrim Osaj dhe Mërgim Brahimi me fanellën kuqezi Një vendim i tillë nuk i pëlqeu Jupit, i cili në një deklaratë dhënë për Gazetën Tribuna, ndër të tjera, pati kërkuar gjyq me varje në shesh të Tiranës për futbollistin nga Kosova.

Vetë Brahimi ishte prekur tejmase nga kjo deklaratë, duke e kritikuar ashpër Jupin. “Ai më kërcënoi edhe me jetë duke thënë se do të më varte në shesh të Tiranës por nuk do t’i realizohet asnjëherë ajo dëshirë. 

Jupi nuk mund të bëhet me shqiptar se unë. Një person si ai që e dëmton Shqipërinë duke i larguar talentet me sjelljet e tij të vrazhda nuk është shqiptar dhe nuk ia do të mirën vendit të tij”, ishte shprehur asokohe Brahimi.

Së fundmi, Jupi është rikthyer në ballinat e mediave shqiptare për krahasimet që po bën mes futbollistëve të Shqipërisë dhe atyre që luajnë për Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat