Messi pas barazimit me Paraguain: Do të ishte çmenduri nëse nuk kalojmë grupin

Futboll

Messi pas barazimit me Paraguain: Do të ishte çmenduri nëse nuk kalojmë grupin

Më: 20 qershor 2019 Në ora: 12:30
Lionel Messi

Argjentina vazhdon të vuajë në fazën e grupeve të Kupës së Amerikës.

Dy ndeshje vetëm një pikë për Argjentinën, e cila rrezikon të mos kualifikohet për në çerekfinale të Kupës së Amerikës.

Barazimi i mbrëmshëm ndaj Paraguait ja ka vështirësuar punët Albicelestes, e cila është e detyruar të fitojë ndaj Katarit në ndeshjen e fundit për të shpresuar te kualifikimi.    

Lionel Messi që realizoi golin e vetëm për Argjentinën, u shpreh pas ndeshjes se ekipi do të bëjë çmos që të shmangë një eliminim qysh në fazën e grupeve.

“Do të ishte një çmenduri nëse nuk do të kualifikoheshim. Donim fitoren për t’u qetësuar, por nuk shkuan ashtu siç donim ne gjërat, kështu që do shkojmë tashmë në një mënyrë tjetër në ndeshjen ndaj Katarit”, tha kapiteni i Argjentinës.

“Pashë shumë zhgënjim në zhvesthore, por ka edhe vendosmëri për të arritur së paku të kalojmë fazën e grupeve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat