Sarri: M’u deshën vetëm dy takime me Juventusin për t’i thënë po

Futboll

Sarri: M’u deshën vetëm dy takime me Juventusin për t’i thënë po

Më: 20 qershor 2019 Në ora: 12:48
Maurizio Sarri

Maurizio Sarri ka treguar se uniteti, vendosmëria dhe mendësia e Juventusit e kishin bindur atë ta braktisë Chelsean dhe t’i bashkohet kampionit italian këtë verë.

Sarri u prezantua sot si trajner i ri i Juventusit, pasi ditë më parë nënshkroi kontratë trevjeçare me bardhezinjtë, dhe tha në fjalimin e tij nuk i ishin dashur më shumë se dy takime me drejtuesit e Juves për ta pranuar ofertën.

60-vjeçari i ishte bashkuar Chelseat vetëm para një viti dhe kishte kontratë me klubin deri në vitin 2021, por ai e ndërpreu kontratën para kohe dhe iu bashkua Juventusit më 16 qershor.

“Më pëlqeu uniteti që e pashë qysh në fillim në Juventus, sepse kjo ka rëndësi për mua”, tha Sarri gjatë prezantimit të tij.

“M’u deshën vetëm dy takime me ta për ta kuptuar se sa të vendosur, të fortë dhe sa mendësi solide kanë ata. Më pëlqen kjo”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat