“The Sun”: Manchester United po "drejtohet" ende nga Mourinho!

Futboll

“The Sun”: Manchester United po "drejtohet" ende nga Mourinho!

Më: 20 qershor 2019 Në ora: 13:43
Jose Mourinhos

Hija e Jose Mourinhos në “Old Trafford” është e gjatë. Megjithëse trajneri portugez u largua nga klubi në dhjetor të vitit të kaluar, Manchester United vazhdon të përfitojë nga trashëgimia e tij. Sipas “The Sun”, një pjesë e mirë e nënshkrimeve, për të cilat tashmë klubi po punon, u rekomanduan nga trajneri portugez.

Të tre emrat kryesorë, të cilët Mourinho i kishte “futur në rreth”, tashmë janë evidentuar si objektiva madhorë në “Old Trafford”.

Fjala është për Harry Maguire (Leicester), Issa Diop dhe Declan Rice (West Ham United). Të tre ata vlerësohen, sipas Transfermarkt, me një shumë totale prej 130 milionë euro, por duket se shifrat e transferimit do të jenë më të larta. Asnjëri klub nuk ka ndërmend të heqë dorë nga lojtarët e vet më të mirë pa shuma të majme.

Sipas “The Sun”, Leicester e ka vlerësuar Harry Maguire 90 milionë euro. Përveç kësaj, qendërmbrojtësi kërkon një kontratë 5-vjeçare në shkallën prej gati 400.000 euro në javë. Manchester City është, gjithashtu, në garën për shërbimet e e tij. Për Rice dhe Diop, Manchester United paraqiti një ofertë prej 50 milionë euro, plus Phil Jones. 

Përveç këtyre tri rekomandimeve të Jose Mourinhos, në “Old Trafford” po punojnë për të angazhuar edhe Aaron Wan-Bissaka (Crystal Palace) dhe David Brooks (Bournemouth). Për anësorin e djathtë, që luan në “Euro U-21”, ka ofertë prej më shumë se 50 milionë euro. Për sulmuesin, shifra të ngjashme përfliten. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat