Ajaxi i rinovon kontratën trajnerit Ten Hag

Futboll

Ajaxi i rinovon kontratën trajnerit Ten Hag

Më: 20 qershor 2019 Në ora: 14:34
Erik Ten Hag

Klubi nga Amsterdami është shumë i kënaqur me punën e trajnerit.

Një sezon fantastik i Ajaxit ku mahniti të gjithë me lojën e treguar dhe arritjen deri në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve dhe meritat për këtë i takojnë edhe trajnerit Erik Ten Hag.

Ajaxi sot ka njoftuar se ka vazhduar bashkëpunimin me trajnerin deri në vitin 2022, derisa kontrata paraprake i skadonte pas një viti.

Nën drejtimin e Ten Hag, Ajaxi këtë sezon ka arritur të fitojë titullin e kampionit në Eredivisie dhe Kupën e Holandës, kurse në Ligën e Kampionëve ka eliminuar dy ekipe të mëdha si Real Madridi e Juventusi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat