Zyrtare: Ten Hag vendos për të ardhmen

Futboll

Zyrtare: Ten Hag vendos për të ardhmen

Më: 20 qershor 2019 Në ora: 15:08
Erik ten Hag

Menaxheri i Ajax, Erik ten Hag ka nënshkruar një kontratë trevjeçare me klubin holandez, pas sukseseve të dyfishta në fitimin e kampionatit dhe Kupës, ndërsa arriti deri në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve.

Ten Hag, i emëruar në dhjetor të vitit 2017, i siguroi titullin e parë të Eredivisie Ajaxit që nga viti 2014 në sezonin e tij debutues të plotë.

49-vjeçari gjithashtu eliminoi Real Madridin dhe Juventusin në Ligën e Kampionëve, para se të eliminohej nga Tottenham në gjysmëfinale.

“Kemi pasur një vit fantastik dhe tani duam të vazhdojmë kështu”.

Holandezi shtoi: “Rezultatet që kemi arritur deri më tani kanë qenë fantastike”.

“Do të jetë një punë e mirë për ta përsëritur këtë, por do të vendosim përsëri synimet tona dhe do të kërkojmë rezultat”, deklaroi ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat