Goditje e rëndë për Grezdën, nuk është me ekipin skocez

Futboll

Goditje e rëndë për Grezdën, nuk është me ekipin skocez

Më: 20 qershor 2019 Në ora: 15:29
Goditje e rëndë për Grezdën, nuk është me ekipin skocez

Rangers do të zhvillojë fazën përgatitore në Portugali dhe do të nisen ditën e shtunë. Shqiptari Eros Grezda nuk do të udhëtojë me ekipin skocez. Ai u largua dhe nga grumbullimi i Shqipërisë për "arsye personale", ndërsa karriera e tij po shkon keq e më keq. 

Menaxheri i tij, Ives Cakarun, ka pranuar se sulmuesi i krahut nuk do të jetë me ekipin në fazën përgatitore. "Ai është ende me Rangersin, por për momentin dhe nga fakti që ishte me kombëtaren dhe kishte disa probleme javën e fundit, nuk do të jetë me ekipin në fazën përgatitore". 

Grezda i kushtoi 2 milion euro skocezëve kur e blenë nga Osijeku vitin e kaluar dhe u konsiderua si dështimi më i madh i merkatos. Gjakovari duhet të gjejë ekip të ri dhe Rangersi ja ka bërë të qartë agjentit të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat