Etrit Berisha largohet nga Atalanta

Futboll

Etrit Berisha largohet nga Atalanta

Më: 20 qershor 2019 Në ora: 15:49
Etrit Berisha largohet nga Atalanta

Portieri kuqezi Etrit Berisha përjetoi një vit shumë të vështirë në Atalanta, ku mes lëndime dhe formës së shkëlqyeshme të Gollin, pak nga pak humbi postin e tij si titullar.

Berisha u transferua nga Lazio tek Atalanta në verën e vitit 2016, fillimisht në formë huazimi më pas përfundimisht, me Atalantan që vendosën të blejnë kartonin e portierit shqiptar.

Në dy sezonet e para, Berisha ishte protagonist absolut por këtë viti vuajti shumë konkurrencën e madhe të Gollinit i cili përjetoi një gjysmë sezoni fantastike.

Me sa duket trajneri Gasperini do të vijon të besoj portën pikërisht Gollinit, fakt i cili po e shtyn Berishën gjithnjë e më larg Atalantës.

Sipas Sky Sport, Berisha mund të transferohet te Spal, skuadër e cila është vënë në kërkim të një portieri pasi Viviano është rikthyer te Sporting Lisbona.

Berisha do të ishte një garanci për portën e Spal, një ekipi që dëshiron të qëndroj në elitën e futbollit italian. Në tre sezone tek Atalanta, Berisha ka zhvilluar 75 ndeshje duke pësuar 85 gola.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat