Jo vetëm Felix dhe Llorente

Futboll

Jo vetëm Felix dhe Llorente

Më: 20 qershor 2019 Në ora: 17:21
Simeone

Merkato e Atletico Madrid po shkon shumë mirë. "Colchoneros", në fakt, janë shumë afër nënshkrimit të Joao Felix nga Benfica dhe ka siguruar Marcos Llorente nga Real Madrid (pritet vetëm zyrtarizimi).

Gjithsesi, siç ka bërë të ditur "AS" drejtuesit e klubit bardhekuq nuk kanë ndërmend të ndalen dhe synojnë të marrin katër lojtarë të tjerë, të gjithë në mbrojtje: një mbrojtës të djathtë, një qendërmbrojtës dhe dy mbrojtës të majtë. 

Atletico ka arritur një marrëveshje në vija të përgjithshme me Mario Hermoso-n, edhe pse mungon marrëveshja me Espanyol-in. Objektivat e tjerë janë Semedo (Barcelona), Hysaj (Napoli), Lodi (Athletico Paranaense) dhe Jesús Gallardo (Monterrey).

Për yllin e kombëtares së Shqipërisë, i cili do të largohet nga Napoli gjatë kësaj vere, është futur në garë edhe Manchester United. Klubi italian e vlerëson 25 milionë euro kartonin e Hysaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat