‘Dardanët’ kërkojnë që Stadiumi Kombëtar i Kosovës ta ketë këtë emër

Futboll

‘Dardanët’ kërkojnë që Stadiumi Kombëtar i Kosovës ta ketë këtë emër

Më: 20 qershor 2019 Në ora: 21:31
“Dardanët” kanë nisur nënshkrimin e një peticioni për fillimin e këtij projekti

Grupi i tifozëve të Kombëtarës së Kosovës “Dardanët” kanë nisur nënshkrimin e një peticioni për fillimin e këtij projekti.

Të enjten tifo-grupi ka dal me një njoftim shkruajnë se në gjitha qytetet e Kosovës do ketë një peticion për t’u nënshkruar që emri i stadiumit nacional të jetë “Dardania Arena”.

Nuk bëhet e ditur data e saktë e fillimit të kësaj por pritet shumë shpejtë të ndodhë kjo.

Njoftimi i plotë i Dardanëve:

“Gjatë javës, në të gjitha qytetet e Kosovës së bashku me kordinatorët tanë dhe anëtarët e tifo grupit kemi nënshkruar një peticion që stadiumi kombëtar që u prezantua javën e kaluar të emërohet “Dardania Arena”.

Ata shpresojnë që ky vendim të miratohet.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat