Milan vjen me dy transferime nga Real Madrid

Futboll

Milan vjen me dy transferime nga Real Madrid

Më: 20 qershor 2019 Në ora: 23:06
Dy prurjet e para të Giampaolos në ‘San Siro’, pritet të vijnë nga Real Madrid.

Pas zyrtarizimit të trajnerit, Milan ka filluar të mendojë për afrimet këtë verë.

‘Rossonerët’ të mërkurën kanë zyrtarizuar në krye të bankinës ish trajnerin e Sampdorias, Marco Giampaolo, i cili ka nënshkruar kontratë dy vjeçare.

Dy prurjet e para të Giampaolos në ‘San Siro’, pritet të vijnë nga Real Madrid.

Mediet në Spanjë raportojnë se Milan po kërkon dy lojtarë të Real Madridit, të cilët nuk kanë vend në formacionin e Zinedien Zidane.

Bëhet fjalë për Dany Ceballos dhe Mariano Diaz, të cilët janë në kërkim të një skuadre të re.

Raportohet se tashmë ka pasur takime mes Milanit dhe drejtuesve të Real Madridit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat