Zyrtare: Raul merr drejtimin e kësaj skuadre

Futboll

Zyrtare: Raul merr drejtimin e kësaj skuadre

Më: 21 qershor 2019 Në ora: 00:07
Raul Gonzales

Tashmë është zyrtare, Raul Gonzales do të jetë trajneri i skuadrës së dytë të Real Madrid, e ashtuquajtur Castilla.

Los Blancos vazhdojnë fokusin te legjendat e klubit dhe pas Zidane, Raul do të stërvitë skuadrën e dytë të klubit.

Pasi i dha fund karrierës në Shtetet e Bashkuara, Raul filloi karrierën e trajnerit te Real Madrid. Sezonin e kaluar ai ka trajnuar fëmijët e klubit Cadete B dhe Juvenil B, por kishte kohë që përflitej kalimi i tij në ekipin e dytë.

42-vjeçari Raul kaloi gjysmën e jetës së tij me fanellën e bardhë dhe tani do të vijojë punën e tij me klubin ku konsiderohet si një legjendë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat