Rrahmani në Serie A? Ja çfarë shkruan Di Marzio

Futboll

Rrahmani në Serie A? Ja çfarë shkruan Di Marzio

Më: 21 qershor 2019 Në ora: 00:52
Amir Rrahmani

Amir Rrahmani është afër Hellas Verona.

Skuadra e rikthyer në Serie A, është afër transferimit të mbrojtësit të Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani.

Pas raportimit të disa medieve, është tani edhe eksperti italian i transferimeve, Gianluca di Marzio, që raporton se Rrahmani do të  jetë transferimi i parë i Hellas Verona këtë verë.

Rrahmani do të nënshkruajë me Veronën kontratë katër vjeçare.

Kujtojmë se në garën për Rrahmanin, Verona ka mposhtur Celticun dhe Standardin e Belgjikës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat