Inter dhe Atletico në duel për firmën e mbrojtësit të Anglisë

Futboll

Inter dhe Atletico në duel për firmën e mbrojtësit të Anglisë

Më: 21 qershor 2019 Në ora: 08:01
Ryan Bertrand

Anglezja Metro raporton se Inter dhe Atletico Madrid kanë shfaqur interes për Ryan Bertrand. 

Mbrojtësi i majtë 29-vjeçar që luan te Southampton ka edhe dy vite të mbetura në kontratë. 

Atletico ka kohë që është në kërkim të një lojtari që do të zëvendësojë Lucas Hernandez, i cili ka shkuar te Bayern Munich. 

Ndërsa Inter po studion kampionatin anglez pas kërkesës së Antonio Conte-s. Zikaltrit kanë vuajtur në krahun e majtë gjatë viteve të fundit. 

Vlera e tij është rreth 17 milionë euro, por të dy klubet nuk kanë në plan të shpenzojnë më tepër se 12 milionë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat