Reali gati t’u prish punë të gjithëve për De Ligt

Futboll

Reali gati t’u prish punë të gjithëve për De Ligt

Më: 21 qershor 2019 Në ora: 09:13
Matthijs de Ligt

Real Madrid kanë hyrë në garë për të nënshkruar me mbrojtësin e shumëkërkuar të Ajax, Matthijs de Ligt.   

19 vjeçari i talentuar, që pati një sezon të mirë me Ajax duke arritur deri në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, po kërkohet nga disa skuadra.

De Ligt gjatë ditëve të fundit, ka qenë i lidhur me skuadra të mëdha si Barcelona, Manchester United, Juventus dhe Paris Saint Germian.

Siç raporton RMC Sport, Real janë gjithashtu të interesuar për të nënshkruar me De Ligt, ku kanë kërkuar informacione në lidhje me preferencën e tij për destinacionin e ardhshëm.

Real Madrid këtë afat kalimtar kanë qenë skuadër shumë aktive, ku kanë mbyllur marrëveshjet me lojtar si Eden Hazard, Luka Joviç, Ferland Mendy, Eder Militao dhe Rodrygo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat