Lukaku zgjedh skuadrën e re

Futboll

Lukaku zgjedh skuadrën e re

Më: 21 qershor 2019 Në ora: 09:58
Romelu Lukaku

Romelu Lukaku ka vendosur për të ardhmen.

Reprezentuesi belg, do të largohet nga Manchester United, për të filluar një aventurë të re në Serie A.

Mediet në Itali raportojnë se Lukaku ka zgjedhur Interin, si skuadrën e tij të re.

Belgu do të fitojë deri në 6 milionë euro në sezon te Inter, duke zëvendësuar Mauro Icardin, që pritet të largohet.

Tashmë ka mbetur dakordimi mes dy skuadrave, me Manchester United që po insiston duke kërkuar së paku 80 milionë euro për 26 vjeçarin.

Lukaku te Manchester United është transferuar në vitin 2016 nga Everonit, për 80 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat