Flamurtari në ëndërr, fond marramendës dhe rrogat që dalin

Futboll

Flamurtari në ëndërr, fond marramendës dhe rrogat që dalin

Më: 21 qershor 2019 Në ora: 10:01
Flamurtari

Flamurtari është një "fatkeqësi" e madhe, pasi klubi dështon gjithmonë në fund të sezoneve, ndërsa rrogat jepen me shumë vonesë. Panorama Sport bën me dije se te klubi vlonjat janë akorduar 1 miliard lekë dhe do të shlyhen të gjitha rrogat e ekipit. 

Në total, pegasat për rrogat shkojnë në 814 mijë euro. Administratori Sinan Idrizi kishte premtuar rrogat, por duket se ata do të dalin vetëm tani që nuk kanë vlerë në aspektin sportiv, pasi në të ardhmen e klubit po. 

Nisur nga lista e publikuar, rroga më e lartë te vlonjatët ka qenë 5 mijë euro. Trajneri Ilir Daja, Torassa, Cale, Busic, Alves kanë qenë të vetmit me një pagesë të tillë. Koliçi dhe Batha me 4500 euro, ndërsa Alla e kishte 4 mijë. Futbollistët e tjerë në shifra më të pranueshme. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat