Fernando Torres tërhiqet nga futbolli!

Futboll

Fernando Torres tërhiqet nga futbolli!

Më: 21 qershor 2019 Në ora: 10:05
Fernando Torres

“Kam diçka shumë të rëndësishme për të lajmëruar. Pas 18 vitesh të emocionuese, ka ardhur koha t’i jap fund karrierës sime në futboll. Të dielën e ardhshme, në orën 23:00, ora 10:00 në Japoni, unë do të mbaj një konferencë për shtyp në Tokio për të treguar më shumë detaje”, me këto fjalë Fernando Torres njoftoi vendimin për t’u tërhequr nga futbolli.

I njohur me nofkën “El Nino”, sulmuesi spanjoll mbyll karrierën tek skuadra e Sagan Tosu, në moshën 35-vjeçare.

Në karrierën e tij 18-vjeçare, Torres ka luajtur në 706 ndeshje, ku ka shënuar 252 gola dhe ka shërbyer 73 asist. Ai do të mbahet mend për Kupën e Botës të fituar me Spanjën në vitin 2010, ndërsa në palmaresin e tij ndodhet një Champions League e fituar me Chelsea, dy herë kampion Europe me Spanjën, dy Europa League (Atletico Madrid & Chelsea) dhe një FA Cup po me Chelsea.

Në sezonin 2011-12  u shpall golashënuesi më i mirë në Kupën e Konfederatave me 5 gola, po ashtu ndodhi në Euro 2012, ku ai u shpall sërish golashënuesi më i mirë me 3 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat