Maldini dhe Boban mbyllin vizitën në Madrid, zbulohen objektivat

Futboll

Maldini dhe Boban mbyllin vizitën në Madrid, zbulohen objektivat

Më: 21 qershor 2019 Në ora: 10:30
Paolo Maldini dhe Zvonimir Boban

Paolo Maldini dhe Zvonimir Boban fluturuan të enjten paradite për në Madrid, ku zhvilluan një takim me drejtues të Realit të Madridit.

Takimi, përveçse për mirësjellje dhe për njohje, duke qenë se Milani tashmë ka drejtues të rinj, ka shërbyer edhe për të biseduar për merkaton, sepse Reali ka një listë të gjatë lojtarësh që do të largohen këtë verë.

Natyrisht, Milani nuk ka ndonjë buxhet të madh dhe nuk bëhet fjalë për emra të mëdhenj, por Sky Sport zbulon se është biseduar në veçanti për tre emra.

Së pari, Milani ka kërkuar informacion për mesfushorin Dani Ceballos, i cili po shkëlqen me kombëtaren U21, por te Reali nuk ka vend. 22-vjeçari ka një pagë prej 4 milionë eurosh dhe e kërkon edhe Tottenhami, ndërsa Reali e vlerëson rreth 40 milionë euro, ndaj është qartësisht shumë e vështirë që ta marrë Milani.

Po ashtu, në tryezë ka përfunduar edhe emri i një tjetër kroati, Mateo Kovacic, i cili ka përfunduar huazimin te Chelsea dhe nuk dihet ku do të shkojë, sepse Reali nuk e do.

Ndërkaq, është folur edhe për Borja Mayoral, sulmues 22-vjeçar, i cili ishte në huazim te Levante sezonin e fundit dhe Reali nuk do ta kthejë në ekip.

Në mbrëmje drejtuesit  e Milanit u kthyen në Itali dhe në aeroportin e Linates priteshin nga shumë gazetarë, por Maldini deklaroi shkurt, duke buzëqeshur: "Udhëtimi shkoi mirë. Lajme të mira për Giampaolo? Ia japim gjithnjë, jemi optimistë për këtë Milan".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat