Juventus me ofertë të re për Paul Pogban

Futboll

Juventus me ofertë të re për Paul Pogban

Më: 21 qershor 2019 Në ora: 11:02
Juventus me ofertë të re për Paul Pogban

Juventus thuhet se do t’i ofrojë Manchester Unitedit shërbimet e anësorit Douglas Costa dhe një shumë të konsiderueshme parash për të arritur marrëveshje për transferimin e Paul Pogbas në Torino.

Mesfushori francez duket i vendosur për të lënë ‘Old Traffordin’ këtë verë, pasi edhe vetë pranoi se po kërkon një sfidë të re.

Sipas ‘Calciomercato’, Juventus po shpreson se përfshirja e Douglas Costas do të bindte Unitedin që të shesë njeriun kryesor të tyre.

Manchester United po kërkon më shumë se 160 milionë euro për Pogban, si përpjekje për të penguar interesimin  e ekipeve tjera reprezentuesin francez.

Për Paul Pogban ka interesim edhe nga La Liga, konkretisht nga Real Madrid, që tani për trajner ka Zinedine Zidanen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat