Zaniolon e duan disa klube, babai: Nuk dimë me kë të flasim te Roma!

Futboll

Zaniolon e duan disa klube, babai: Nuk dimë me kë të flasim te Roma!

Më: 21 qershor 2019 Në ora: 11:33
Nicolo Zaniolo

Nicolo Zaniolo është duke zhvilluar Europianin U-21 me Italinë, teksa në korrik do të mbushë 20 vjeç. Sezonin e shkuar ishte me hope, pasi bëri një fazë të parë super, ndërsa në të dytën nuk ra shumë në sy.

Megjithatë, ofertat për të nuk mungojnë, edhe pse ka edhe katër vite kontratë me verdhekuqtë. Babai i Zaniolos, natyrisht, kërkon të kuptojë më shumë se çfarë ka ndër mend Roma, ashtu si e ëma e tij, që është edhe agjente e ish-lojtarit të Interit.

"Nuk e dimë të ardhmen, por ai ndihet mirë te Roma, ka edhe 4 vite kontratë. Por, klubi mund të ketë qëllime të tjera dhe ne duhet t'i dimë. Megjithatë, tani nuk dimë se me cilin të flasim, pasi nuk kanë ende një drejtor sportiv", tha i ati i Zaniolos, që u përfshi në marrëveshjen mes Interit dhe Roma-s për Nainggolan.

Zaniolo ka luajtur 27 ndeshje duke shënuar 4 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat