Barcelona ofron 100 milionë euro plus Coutinhon për Neymarin

Futboll

Barcelona ofron 100 milionë euro plus Coutinhon për Neymarin

Më: 21 qershor 2019 Në ora: 13:57
Foto

Katalanasit duan ta kthejnë me çdo kusht në Camp Nou yllin e Brazilit.

Shkëmbim brazilianësh për të arritur qëllimin. Ky është plani i Barcelonës e cila duke e parë edhe dëshirën e Neymar për t’u kthyer te blaugranat, po bënë të pamundurën që të bind edhe Paris Saint-Germain që ta lejojë largimin e tij.

Gazeta Sport raporton që Barcelona i ka ofruar PSG-së, brazilianin Philippe Coutinho plus 100 milionë euro para kesh, për ta kthyer sërish Neymarin në Camp Nou.

Neymar u ka kërkuar drejtuesve të PSG ta lejojnë të largohet dhe të kthehet përsëri në Barcelonë, vend të cilin ai e konsideron si shtëpi të tijën.

Në rast të rikthimit të Neymar, do të formohej sërish treshja fantastike e sulmit e njohur si MSN, së bashku me Lionel Messin dhe Luis Suarezin, që në vitin 2015 i solli Barçës tripletën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat