Interi e do Lukakun, por së pari duhet ta shesë Icardin

Futboll

Interi e do Lukakun, por së pari duhet ta shesë Icardin

Më: 21 qershor 2019 Në ora: 15:07
Romelu Lukaku

Interi dëshiron ta transferojë sulmuesin e Manchester Unitedit, Romelu Lukaku, gjatë afatit kalimtar të kësaj vere, mirëpo zikaltrit duhet fillimisht ta shesin Mauro Icardin për t’i grumbulluar paratë që t’i bëjnë ofertë belgut.

Mauro Icardi dëshiron të largohet nga Interit dhe trajneri i ri, Antonio Conte, do të ishte i lumtur ta shihte argjentinasin të largohet. Megjithatë, për Icardin nuk janë interesuar klube që mund ta përballojë çmimin e tij, 60 milionë funte.

Juventusi është për momentin klubi i vetëm që është duke kërkuar ta transferojë Icardin, të cilit gjatë sezonit të kaluar iu mor shiriti i kapitenit të Interit.

Nëse Icardi largohet, Interi do t’i shfrytëzonte paratë e fituara nga shitja e tij për ta blerë Lukakun nga Manchester Unitedi. Italianët besojnë se ata do të mundë ta bindin belgun t’i bashkohen skuadrës së tyre.

Conte kishte dashur ta transferonte Lukakun kur u bë trajner i Chelseat në verën e vitit 2017, mirëpo futbollisti zgjodhi të shkonte në Manchester United. Chelsea e transferoi Alvaro Moratan në vend të tij. Por, spanjolli nuk pati sukses në Stamford Bridge dhe Conte u largua verën pasuese.

Lukaku e humbi vendin në formacionin e parë të Manchester Unitedit gjatë sezonit të kaluar, pasi Ole Gunnar Solskjaer u emërua në pozitën e trajnerit. Ai i shënoi 27 gola në sezonin e tij të parë me klubin, mirëpo e arriti vetëm shifrën prej 15 golave në sezonin 2018/19. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat