Roma nuk do ta zbresë çmimin e Manolas, bisedimet vazhdojnë

Futboll

Roma nuk do ta zbresë çmimin e Manolas, bisedimet vazhdojnë

Më: 21 qershor 2019 Në ora: 16:26
Kostas Manolas

Sipas të gjitha gjasave do të largohet nga Roma, por ende nuk ka asgjë definitive.

Kjo pasi gjallorosët nuk do të pranojnë ulje të çmimit, derisa Napoli do të ofrojnë po aq sa e ka klauzolën, pra 36 milionë euro.

Mediat italiane sot raportojnë se “verdhë e kuqtë” nuk dëshirojnë ta zbresin çmimin, përkundër kërkesave të shumta nga De Laurentis.

Gjithsesi, bisedimet po vazhdojnë edhe më tutje, kurse mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat në vazhdim.

I rëndësishëm është fakti se, përfaqësuesi grek ka vendosur të largohet nga Olimpico, pasi ka pranuar ofertën personale nga “të kaltërit” ku pritet të përfitojë afro 4 milionë euro në sezon për katër vitet e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat