Liverpooli dhe Barcelona në luftë për një mister X

Futboll

Liverpooli dhe Barcelona në luftë për një mister X

Më: 21 qershor 2019 Në ora: 17:53
Liverpooli dhe Barcelona

Liverpooli dhe Barcelona janë në luftë në merkato për afrimin e një sulmuesi thuajse të panjohur.

Silas Wamangituka kërkohet prej dy klubeve “big” të Europës.

Sulmuesi i ri është vetëm 19 vjeç dhe luan te skuadra e Parisit në ligën e dytë franceze.

Ai ka shënuar 11 gola në 33 ndeshje në ligën e dytë franceze.

Wamangituka mund të bëjë hapin e madh në karrierë, ndërsa fillimisht do të integrohet me ekipet e dyta të klubeve më pas në skuadrën e parë.

Gjithsesi, mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat në vazhdim të afatit kalimtar të verës, kurse ne do t’iu raportojmë në kohë reale për çdo ndryshim eventual.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat