Hysaj afër largimit nga Italia pas 10 vitesh, Atletico Madridi në “pole-position”

Futboll

Hysaj afër largimit nga Italia pas 10 vitesh, Atletico Madridi në “pole-position”

Më: 21 qershor 2019 Në ora: 19:59
Elseid Hysaj

Elseid Hysaj afër largimit nga Italia pas plotë dhjetë vitesh të kaluara.

Kështu ka shkruar “SportItalia1” para pak çastesh, ku ka deklaruar se Elseid Hysaj është vetëm një hap larg marrëveshjes me Atletico Madridin.

Tash e dy vite, e ardhmja e mbrojtësit të kombëtares shqiptare ka qenë në dyshim, pasi ai nuk ka arritur të gjejë vend në formacionin bazë të Ancelottit.

Simeone ndërkaq, e pëlqen tejmase futbollistin, prandaj edhe e ka kërkuar me ngulm.

Gjatë ditëve të ardhshme priten të reja sa i përket kësaj çështjeje, derisa mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat.

Ajo që është e rëndësishme, mbrojtësi i Napolit dhe “ishi” i Empolit pas afro një dekade, pritet të largohet nga gadishulli apenin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat