Milani e Roma nisin bisedimet për shkëmbimin e bujshëm të futbollistëve

Futboll

Milani e Roma nisin bisedimet për shkëmbimin e bujshëm të futbollistëve

Më: 21 qershor 2019 Në ora: 20:24
Maldini dhe Boban

Milan dhe Roma po përgatiten për një shkëmbim të bujshëm lojtarësh.

Pas kërkesës së trajnerit të ri të Milanit, Marco Gianpaolo, për të sjellë në Milano sulmuesin e ri çek Patrik Schick, drejtuesit e Milanit kanë nisur të lëvizin për të kënaqur trajnerin e tyre shkruan Telesport.

Schick, 23 vjeç, luan prej dy sezonesh me Romën, por nuk ka shkëlqyer ashtu sikurse bëri me Sampdoria. Asokohe, trajner ishte pikërisht Gianpaolo, që e njeh mjaft mirë talentin çek.

Gjithsesi, për ta sjellë atë te Milani nuk ka për të qenë aspak e lehtë, ndaj kuqezinjtë po mendojnë për një shkëmbim me Romën.

Te kryeqytetasit do të shkojë talenti 21-vjeçar i kuqezinjve, Patrick Cutrone.

Kjo është ideja e Milanit, që të kryejnë një shkëmbim “kokë më kokë”, lajm që konfirmohet nga e përditshmja “Gazzetta Dello Sport”.

Gjithsesi, Roma ende nuk ka dhënë “OK”-in e saj, pasi synon që të shesë Schick jo në shkëmbim, por duke arkëtuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat