Rumania U21 shënon fitore të madhe ndaj Anglisë U21

Futboll

Rumania U21 shënon fitore të madhe ndaj Anglisë U21

Më: 21 qershor 2019 Në ora: 20:58
Pamje nga vendi i ngjarjes

Vazhdon spektakli në evropianin për grupmoshat e reja U21.

Sot Rumani ka shkaktuar njërën nga befasitë e këtij botërore, pasi ka mposhtur Anglinë me rezultat 4-2.

Në duelin e vlefshëm për xhiron e dytë të grupit C, rumunët ishin dukshëm më të mirë se albionët, teksa numri i madh i golave të realizuar nga kombëtarja e tyre e vërteton më së miri këtë fakt.

Në 45 minutëshin e parë nuk u shënua asnjë gol, kurse në të dytën gjithsej gjashtë sosh.

Fillimisht Rumania shënoi në minutën e 76-të përmes Puscas, para se Gray të barazoi tre minuta më vonë. Hagi realizoi në të 85-tën për epërsinë e rumunëve, derisa nuk shkuan as dy minuta dhe “Tre Luanët” e rinj barazuan sërish.

Kur u mendua se ndeshja do të mbyllej 2-2, në skenë u shfaq Florinel Coman, që shënoi fillimisht në të 89-tën për 2-3, derisa krejt në fund të ndeshjes shënoi për 4-2.

Pas kësaj fitoreje, Rumania pozicionohet e para në grup me gjashtë pikë në dy ndeshje, kurse Anglia ka zero pikë në dy xhirot e para.

Në mbrëmje edhe takimi tjetër i këtij grupi, Francë U21 – Kroaci U21.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat