Arrihet marrëveshja: Ky do të jetë transferimi i ri i Interit

Futboll

Arrihet marrëveshja: Ky do të jetë transferimi i ri i Interit

Më: 21 qershor 2019 Në ora: 22:56
Inter

Interi raportohet se ka arritur marrëveshje me Sassuolon për transferimin e Stefano Sensit për rreth 30 milionë euro.

Më herët sot dy klubet u takuan në një lokacion të pakonfirmuar, ku thuhet se kanë arritur akordin.

Uebsajti i Gianluca Di Marzios potencon se Interi do të paguajë pesë milionë euro për ta huazuar fillimisht lojtarin me opsionin e blerjes diku mes 22 deri në 25 milionë euro por që mund të rritet deri në 30 milionë me bonuse.

Image

Sulmuesi tinejxher Edoardo Vergani pritet të kalojë në anën tjetër si pjesë e marrëveshjes, gjë që vjen si befasi kur marrim parasysh se ai ishte afër të kalonte te Milani. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat