E bleu nga rivalët e Madrid, Atletico e blindon me klauzolë si të Griezmann

Futboll

E bleu nga rivalët e Madrid, Atletico e blindon me klauzolë si të Griezmann

Më: 21 qershor 2019 Në ora: 23:17
Atletico Madrid

Marcos Llorente është një futbollist i ri i Atletico Madrid. Ish-mesfushori i Real Madrid tashmë është gati të nisë një aventurë të re profesionale, në të njëjtin qytet, por në anën e kundërt, te rivalët e përjetshëm të “Los Blancos”.

Llorente është blinduar nga klubi i “Colchoneros” për shumë vite në të ardhmen. Futbollisti 24-vjeçar, sikurse raporton media spanjolle “AS” do të ketë një klauzolë shitje të fiksuar në shumën 120 milionë euro. 

E njëjta shumë me atë që do t’i mundosojë francezit kampion bote, Antoine Griezmann që të largohet nga ekipi i Simeone më datë 1 korrik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat