Milan refuzon ofertën 40 milionëshe të Barcelonës për Romagnoli

Futboll

Milan refuzon ofertën 40 milionëshe të Barcelonës për Romagnoli

Më: 21 qershor 2019 Në ora: 23:26
Alessio Romagnoli

Skuadra e Milanos ka refuzuar ofertën e parë të Barcelonës për qendër mbrojtësin Alessio Romagnoli.

Më herët gjatë ditës është raportuar se skuadra katalane do të bëjë lëvizje për të siguruar shërbimet e mbrojtësit më të mirë të Milanos, Romagnoli.

Por, ‘Tuttosport’ raporton se Milano ka refuzuar ofertën 40 milionëshe për yllin e skuadrës.

Skuadra e Barcelonës është duke kërkuar edhe shërbimet e qendër mbrojtësit të Ajax, Matthijs De Ligt, por po shohin edhe për opsione tjera, siç është 22 vjeçari i Milanos.

Gjithsesi, Milano duket se nuk janë të interesuar të heqin dorë nga qendër mbrojtësi i tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat